Koreja e Veriut prezanton armatimin e ri, synon nëndetësen bërthamore

Koreja e Veriut prezanton armatimin e ri, synon nëndetësen bërthamore

19:45, 15/01/2021

Koreja e Veriut ka prezantuar raketën e re balistike që mund të lansohet nga nëndetëset. Kjo raketë është prezantuar në paradën ushtarake që u mbajt pas më shumë se një javë takimesh brenda partisë komuniste.

Mediat shtetërore këtë raketë e kanë cilësuar si më të fuqishmen në botë. Koreja Veriore ka testuar disa raketa të tilla, mirëpo ekspertët kanë thënë se shteti diktatorial tani po synon ndërtimin edhe të një nëndetëseje që do të mund t’i bartte këto raketa.

Në kongresin e partisë që u organizua për herë të parë që prej vitit 2016, lideri korean ka prezantuar një plan të ri pesëvjeçar për rimëkëmbjen ekonomike. Ky prezantim i planit u bë menjëherë pasi që ai pranoi se plani i vjetër ka dështuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco