Djali i Joe Biden nën hetim federal

Djali i Joe Biden nën hetim federal

22:29, 09/12/2020

Djali i Presidentit të zgjedhur të Joe Biden, Hunter, thotë se ai është nën hetim mbi taksat e tij, raporton BBC.

Hetimi po kryhet nga prokurorët federalë në Delaware.

Hunter Biden tha se ai e mori çështjen "shumë seriozisht" por ishte i bindur se një "rishikim objektiv" do të tregonte se ai i kishte trajtuar punët e tij "ligjërisht dhe në mënyrë të përshtatshme".

Ekipi i tranzicionit të pushtetit Biden-Harris, tha se presidenti i zgjedhur ishte "thellësisht krenar për djalin e tij".

Në deklaratë thuhej se Hunter Biden kishte "luftuar përmes sfidave të vështira, përfshirë sulmet e mbrapshta personale të muajve të fundit, vetëm për të dalë më të fortë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco