‘Ushtarët bionikë’ marrin ‘dritën jeshile’/ Franca miraton projektin e të ardhmes

‘Ushtarët bionikë’ marrin ‘dritën jeshile’/ Franca miraton projektin e të ardhmes

17:09, 09/12/2020

Pas një raporti të komisionit për etikën ushtarake, Forcat e Armatosura franceze tanimë kanë marrë leje që të zhvillojnë “ushtrarët e zhvilluar”.

I botuar të martën për publikun, raporti miraton përdorimin e trajtimeve mjekësore, implanteve dhe protezave që përmirësojnë “kapacitet fizike, njohëse, perceptuese dhe psikologjike” dhe mund të lejojë lidhjen e ushtarëve me njëri-tjetrin, dhe sistemet e armatimeve.

Ndërhyrje të tjera të mundshme konsiderohen edhe trajtimet mjekësore për të parandaluar dhimbjen, stresin dhe lodhjen, si dhe substancat që do të përmirësonin durimin mendor nëse një ushtar zihet rob.

Por komisioni ka mohuar të drejtën e modifikimeve që ndikojnë ndjenjën “njerëzore” të ushtarëve, si vullneti i lirë. Megjithatë, komisioni e la derën të hapur për modifikime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco