Qeveria e re në Mal të Zi: Sfidat kryesore, ekonomia dhe lufta kundër COVID-19

Qeveria e re në Mal të Zi: Sfidat kryesore, ekonomia dhe lufta kundër COVID-19

11:08, 02/12/2020

Kryeministri i caktuar Zdravko Krivokapiq do të paraqesë sot programin dhe përbërjen e qeverisë së re në Parlamentin e Malit të Zi. Për shkak të interesit të madh të deputetëve për të marrë pjesë në debat, seanca do të zgjasë të paktën dy apo tre ditë.

Pasi tre koalicionet që fituan zgjedhjet siguruan një shumicë parlamentare, presidenti malazez Milo ëukanoviq, propozoi Krivokapiqin për kryeministër.

Në prezantimin e parë të  planit qeverisës, të cilin ai e dorëzoi në parlament, Krivokapiqi vuri në dukje se përparësitë e qeverisë së re do të ishin ekonomia, lufta kundër koronavirusit dhe sundimi i ligjit.

"Qeveria do të përqendrohet veçanërisht në ndryshimet në Ligjin për Lirinë e Fesë, në mënyrë që të korrigjojë padrejtësinë dhe dëmin që Ligji ekzistues u shkakton qytetarëve dhe bashkësive fetare," nënvizoi Krivokapiqi.

Kryeministri i caktuar njoftoi se qeveria e re do të përpiqet të forcojë marrëdhënie fqinjësore me vendet e rajonit.

Qeveria e malit të zi  pritet të ketë 12 ministri dhe një zv.kryeministër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco