Macron, ultimatum liderëve myslimanë: Pranoni vlerat republikane

Macron, ultimatum liderëve myslimanë: Pranoni vlerat republikane

20:39, 19/11/2020

Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka kërkuar liderëve myslimanë që të pranojnë ‘kartën e vlerave republikane’ si pjesë e një plani për të luftuar ‘Islamin radikal’.

Sipas BBC, ai i ka dhënë Këshillit Francez të Besimit Mysliman (KFBM) një ultimatum prej 15 ditësh për të pranuar këtë kartë.

KFBM ka pranuar që të ngrihet një Këshill Kombëtar i Imamëve, i cili do të lëshojë certifikata për imamët. Kjo leje mund t’u hiqet atyre.

Vendimi i Macron vjen pas tre sulmeve të dyshuara islamike në më pak se një muaj.

Në dokument thuhet se Islami është një fe dhe jo një lëvizje politike. Në kartë ndalohet ‘ndërhyrja e huaj’ te grupet myslimane.

Presidenti Macron ka lajmëruar të tjera masa për të luftuar atë që ai e quan ‘separatizëm islamik’ në Francë.

Mes masave janë kufizimi i mësimit në shtëpi dhe ndëshkime më të ashpra për ata që intimidojnë zyrtarët publikë për shkaqe fetare.

Fëmijëve do u jepet një numër identifikimi që do të përdoret për të siguruar se ata janë në shkollë. Prindërit që shkelin këtë ligj do të dënohen deri në 6 muaj burg.

Franca ka popullsinë më të madhe myslimane në botën perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco