Ekocidi: Angela Merkel duhet të dalë në gjyq si nazistët

Ekocidi: Angela Merkel duhet të dalë në gjyq si nazistët

13:29, 19/11/2020

Rrjeti publik gjerman ARD ka shfaqur një film, që ka bërë jo pak bujë. Filmi quhet Ekocidi

BILD

Filmi premierë i ARD i kishte të gjitha.

Filmi fantastiko-shkencor i shfaqur të mërkurën në ARD kishte titullin provokativ ‘Ekocid’ dhe ngjarjet zhvillohen në vitin 2034.

Në këtë vit- thuhet në film- nisin procedurat ligjore për krizën e klimës. Kjo për shkak se katastrofa klimatike ka lënë pasoja dramatike me thatësira dhe përmbytje. Jeta e miliona njerëzve është shkatërruar.

Pikante: mesa duket skenaristët e filmit fillimisht kishin në mendje një skenar veçanërisht makabër. Kancelarja Angela Merkel duhet të dalë përpara drejtësisë si nazistët në Nuremberg.

“Fillimisht Angela Merkel dhe Gerhard Schroeder duhet të sillen në gjykatë si të pandehur, duke ndjekur shembullin e gjykimeve në Nuremberg,” shpjegon Alexandra Kemmerer, një konsulente pranë Institutit Max Planck për të Drejtën Publike Krahasuese dhe të Drejtën Ndërkombëtare.

Ideja dështoi vetëm sepse autorët vendosin të përdorin Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë si forum për filmin e tyre. Kjo për shkak se përpara kësaj gjykate dalin shtetet.

Por për të mos e përmbysur plotësisht idenë, Angela Merkel ka një rol të rëndësishëm në film si dëshmitare.

Sipas përshkrimit të filmit, një gjykatë e përkohshme ndërkombëtare në Berlin do të gjykojë nëse politikanët gjermanë duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin e tyre për të mbrojtur klimën. Përfaqësues të rëndësishëm nga politika dhe biznesi janë ftuar si dëshmitarë.

Skenaristët Jutta Doberstein dhe Andres Veiel me sa duket kanë kërkuar këshilla nga instituti Max Planck për skenarin.

Se sa ia kanë vlejtur këto këshilla dhe nëse po teprohet me këtë film, kjo mbetet të shihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco