Presidenti kinez: Kina do të hapë ekonominë e saj ‘super të madhe’

Presidenti kinez: Kina do të hapë ekonominë e saj ‘super të madhe’

12:47, 19/11/2020

Presidenti Xi Jinping ka paralajmëruar se Kina do të hapë ekonominë e saj ‘super të madhe’ për të importuar më shumë mallra dhe shërbime me cilësi të lartë.

Ai ka njoftuar se kina do të nënshkruaj pakte tregtie me shumë vende në botë, komente të cilat I bëri në orumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec), i cili përfshin SH.B.A. dhe Rusinë.

Presidenti në largim I SHBA-së e ka përdorur forumin për të paraqitur vizionin e tij konkurrues për të ardhmen e tregtisë globale .

Kina dhe SHBA  janë përfshirë në një luftë tregtare që nga viti 2018 me një numër pikash mbi taksat e importit dhe firmat e teknologjisë kineze që veprojnë në Amerikë.

Komentet e Z. Xi vijnë nga nënshkrimi i marrëveshjes më të madhe rajonale të tregtisë së lirë në botë gjatë fundjavës, duke përfshirë pothuajse një të tretën e prodhimit ekonomik të botës.

Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP), gati një dekadë në krijim, përfshin Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe 12 kombe të tjera aziatike.

"Në botën e sotme ku globalizimi ekonomik është bërë një trend i pakthyeshëm, asnjë vend nuk mund të zhvillohet vetë duke mbajtur dyert e tij të mbyllura," shtoi Z. Xi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco