Trump nuk tërhiqet, kërkon rinumërim votash edhe në një shtet tjetër

Trump nuk tërhiqet, kërkon rinumërim votash edhe në një shtet tjetër

10:30, 19/11/2020

Presidenti Donald Trump duket se nuk do të heqë dorë lehtësisht nga deklaratat e tij se në zgjedhjet e 3 nëntorit pati parregullsi të mëdha.

Pas rinumërimit të votave në Xhorxhia, ku parregullsitë e vogla të zbuluara, nuk sollën asnjë ndryshim të rezultatit, fushata e Trump do të kërkojë të njëjtën gjë, në një tjetër shtet.

Mësohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë do të kërkojë rinumërim të pjesshëm të votave në shtetin e Ëinsconsi, ku rivali i tij Joe Biden është projektuar fitues me 20 mijë vota më shumë.

Fushata e Trump ka dyshime për parregullsi të paktën në dy rajone të këtij shteti, në Milëaukee dhe Dane.

Që ditën e parë pas zgjedhjeve Donald Trump ka bërë deklarata për mashtrime në zgjedhje dhe refuzon të nisë largimin nga pushteti. Rivali i tij Biden e akuzon atë për vonesa në tranzicion që po dëmtojnë përgjigjen ndaj pandemisë.

Mbështetësit e Trump kanë kontestuar rezultatin edhe në shumë shtete të tjera edhe pse zyrtarët zgjedhorë thonë se nuk ka prova për parregullsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco