Turqia rrit ndikimin në Kaukaz, me rolin e saj në konfliktin e Nagorno-Karabakut

Turqia rrit ndikimin në Kaukaz, me rolin e saj në konfliktin e Nagorno-Karabakut

22:28, 18/11/2020

Fitorja e Azerbajxhanit e mbështetur nga Turqia ndaj forcave armene në enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut i ka dhënë Ankarasë një mundësi për të zgjeruar ndikimin e saj në Kaukaze në kurriz të Rusisë.

Ky është përfundimi i disa vëzhguesve, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones nga Stambolli.

Imazhet e flamujve azerbajxhanas në të gjithë Turqinë festojnë fitoren e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak.

Mbështetja ushtarake e Turqisë, veçanërisht dronët e prodhuar nga Turqia, ishin thelbësore në luftën për enklavën e diskutueshme në Azerbajxhan, nën kontrollin e armenëve etnikë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tani duket se dëshiron të zgjerojë më tej ndikimin e Turqisë.

Me mbështetjen e Azerbajxhanit, Ankaraja po bën presion që ushtria turke të bashkohet me forcën paqeruajtëse ruse nën një armëpushim të ndërmjetësuar nga Moska.

Por Turqia po has rezistencë.

"Rusia heziton ta pranojë një gjë të tillë në këto kushte, e njëjta gjë vlen edhe për Teheranin. Por në të njëjtën kohë, Rusia bashkëpunon me Turqinë. Pavarësisht nga mosmarrëveshjet e tyre, Moska dhe Ankaraja do t'i kapërcejnë ato siç bëjnë ata gjithashtu në Siri dhe vende të tjera."

Forcat ruse dhe turke tashmë bashkëpunojnë në Siri edhe pse mbështesin palët rivale në luftën civile.

Një bashkëpunim i tillë e ka tërhequr Ankaranë më afër Moskës, duke shkaktuar shqetësim midis partnerëve të Turqisë në NATO.

Bashkëpunimi ushtarak në Nagorno-Karabak mund të thellojë më tej lidhjet ruso-turke.

Por disa media ruse po shprehin shqetësim për praninë në rritje të Turqisë në Kaukaz, të konsideruar prej kohësh pjesë e sferës ruse të ndikimit.

Por analistët e shohin ndërmjetësimin e Moskës për armëpushimin e Nagorno-Karabakut si një përforcim të ndikimit të Rusisë.

"Rusët, pasi qëndruan në përgjithësi joaktivë për gjashtë javë, brenda disa orësh përcaktuan rezultatin - (dhe) fituan për veten e tyre një pozicion kontrollues dhe i treguan qartë botës se perëndimorët nuk kanë vend në Kaukaz. Por Turqia është gjithashtu fituese në një farë mase ".

Për Moskën dhe Ankaranë, përfitimet e bashkëpunimit në Kaukaz, të paktën tani për tani, mund të zbusin rivalitetet rajonale. Tani u takon banorëve të Nagorno-Karabakut të rimëkëmben pasi jetët e tyre u shkatërruan./ VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco