Etiopia refuzon ndërkombëtarët, intensifikohen sulmet në rajonin e Tigray

Etiopia refuzon ndërkombëtarët, intensifikohen sulmet në rajonin e Tigray

10:46, 17/11/2020

Lufta civile në Etiopi po vazhdon edhe pse vendi po kalon në një krizë humanitare pas mijërave personave të larguar nga dhuna dhe vrasjen e qindra civilëve në qytete e rajonit rebel,Tigray.

Qeveria e Etiopisë ka njoftuar se bombardimet nga avionët luftarak kanë vazhduar me të gjithë forcën e tyre dhe shpejt pritet edhe kapitullimi i rajonit.

Debretsion Gebremichael, udhëheqësi i Frontit Çlirimtar të Popullit Tigray (TPLF), tha se të paktën dy civilë ishin vrarë dhe disa janë plagosur.

Rreth 25,000 refugjatë kanë ikur në Sudanin fqinj dhe qindra njerëz janë raportuar të vdekur që kur Kryeministri Abiy Ahmed urdhëroi sulmet ajrore dhe një ofensivë tokësore më 4 nëntor kundër sunduesve lokalë të Tigray për sfidimin e autoritetit të tij.

Udhëheqësit e Tigray kanë akuzuar Abiy, nga grupi më i madh etnik Oromo, për përndjekjen e tyre dhe pastrimin e tyre nga qeveria dhe forcat e sigurisë gjatë dy viteve të fundit.

 Qeveria Etiopisë tha se ata u ngritën kundër tij duke sulmuar një bazë ushtarake dhe tha se operacioni ushtarak ka për qëllim rivendosjen e rendit dhe "mbështetjen e shtetit të së drejtës".

Amnesty International ka denoncuar vrasjen e dhjetëra dhe ndoshta qindra punëtorëve civilë në një masakër që të dy palët i kanë fajësuar njëra-tjetrës.

 Pjesa më e madhe e vendeve në Unionin e Afrikës kanë bërë thirrje që të ndërmjetësojnë konfliktin në mënyrë  që të ndalohen vrasjet dhe emigrimin e civilëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco