Për Melaninë do të jenë Krishtlindjet e fundit me Trump? Ja çfarë përfiton ajo në rast divorci

Për Melaninë do të jenë Krishtlindjet e fundit me Trump? Ja çfarë përfiton ajo në rast divorci

10:10, 17/11/2020

Do të jetë hera e fundit që ajo do të dekoroj Shtëpinë e Bardhë për Krishtilindje dhe më pas i duhet të largohet nga rezidenca presidenciale së bashku me bashkëshortin e saj Donald Trump.

Dhe pas kësaj ajo do ti kërkoj divorcin Trump-it në fund të mandatit më 20 janar 2021 sipas ‘The Sun’ .

Sërish sipas 'Thte Sun' ajo çfarë Melania përfiton nga kontrata paramartesore është shuma prej 50 milion dollarë.

Duke qënë se ajo do t ëketë dhe kujdestarinë e djalit të saj 14 vjeçar do të ketë gjithashtu një vendbanim dhe një shtëpi pushimi, përveç ushqimit për Barron.

Ish modelja me origjinë slloven dhe Trump janë të martuar prej 15 vitesh.

Para Melanisë, Trump ishte i martuar dy herë: në të dyja rastet divorcet u zhgjidhen nga kontrata paramartesore.

Gruaja e tij e parë ishte Ivana, martesa me të cilën zgjati 15 vite nga 1977 deri në 1992.

Ajo raportohet që të ketë marrë 25 milion dollarë nga divorci, një vilë në Connecticut dhe një apartament në New York.

Trump e tradhëtoi Ivanën me Marla Maples më të cilën ai u martua më 1993 për tu ndarë gjashtë vite më vonë.

Ajo gjithashtu mori një paketë të madhe divorci, por do të jetë Melania ajo që do të marrë pjesën më të konsiderueshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco