FOTO/ Tërmeti në Egje trondit Greqinë dhe Turqinë

FOTO/ Tërmeti në Egje trondit Greqinë dhe Turqinë

14:10, 30/10/2020

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Egjeut të Turqisë, në veri të ishullit grek të Samos, thanë zyrtarët për BBC.

Lëkundja me madhësi deri 7.0 ballë goditi brigjet e provincës Izmir të Turqisë, tha Shërbimi Gjeologjik i SH.B.A. (USGS) dhe u ndie aq larg sa në Athinë dhe në Stamboll.

Nuk kishte informacion për viktima, por imazhet nga qyteti turk i Izmirit treguan ndërtesa që ishin shembur.

Raportet thanë se tërmeti i së premtes u ndie edhe në ishullin grek të Kretës.

Video në mediat sociale tregoi njerëz që kërkonin nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura por pamjet nuk mund të verifikoheshin.

Dëshmitarët thanë se njerëzit në qytet u derdhën në rrugë kur erdhi tërmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco