Bashkimi Europian: Konflikti në Nagorni-Karabak i papranueshëm

Bashkimi Europian: Konflikti në Nagorni-Karabak i papranueshëm

09:41, 29/10/2020

Bashkimi Europian i ka cilësuar të pa pranueshme përshkallëzimin e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e Nagorni Karabakut.

"Bashkimi Evropian e konsideron të papranueshme që pas tre marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara për një armëpushim, luftimet në rajonin e Nagorni-Karabakut vazhdojnë ende," tha në një deklaratë zëdhënësi i politikës së jashtme dhe të politikës së Komisionit Evropian Peter Stano.

Sipas zyrës së të drejtave të njeriut disa predha kanë goditur mbi qytetin më të madh të rajonit, Stepanakert që banohet nga civilë duke plagosur disa prej tyre dhe një ditë më parë u godit një spital që shërbente për lindjen e fëmijëve.

Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se Armenia kishte qëlluar në drejtim të njësive të saj ushtarake dhe vendbanimeve civile përgjatë vijës së frontit dhe se vendbanimet azeriane të Terter dhe Gornaboy në veri të Nagorni-Karabakut ishin granatuar.

Luftimet më të këqija në Kaukazin e Jugut për gati 30 vjet kanë ngritur frikën e një lufte më të gjerë që mund të thithë Rusinë dhe Turqinë, një aleat i Azerbajxhanit. Ai gjithashtu paraqet një kërcënim për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz nga Azerbajxhani në tregjet botërore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco