Hapin një varrezë masive, tmerrohen nga ajo që gjejnë brenda saj

Hapin një varrezë masive, tmerrohen nga ajo që gjejnë brenda saj

09:10, 29/10/2020

Në lindje të Ruandës është gjendur një varrezë masive, në të cilën supozohet të jenë rreth 5.000 kufoma, viktima të gjenocidit në vitin 1994, transmeton Anadolu Agency (AA).

Richard Gasana, një zyrtar vendor, në deklaratën për gazetarët tha se në rajonin Gatsibo është zbuluar një varrezë masive në të cilën gjenden viktimat e gjenocidit, të vrarë me urdhrin e ish-guvernatorit të Murambi, Jean Baptiste Gatete.

Ai tha se personat të cilët janë vrarë pasi janë nxjerrë nga kisha katolike Kiziguro ku ishin strehuar gjatë gjenocidit, gjenden në një thellësi prej 30 metrash dhe se punimet e gërmimit pritet të zgjasin 3 javë.

Gatete i cili gjatë periudhës 1987-1993 ishte guvernatori i rajonit Murambi dhe më pas kishte ndikim politik në rajon, ishte gjykuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Ruandës dhe ishte dënuar me 40 vite burgim.

Sipas shifrave zyrtare në vend në vitet 2018-2019 është arritur deri tek mbetjet mortore të rreth 118 mijë viktimave të gjenocidit.

Grupi etnik Hutu në Ruandë, në vitin 1994 filloi një gjenocid ndaj grupit etnik Tutsi, të cilët i mbanin përgjegjës për rrëzimin e avionit të presidentit të atëhershëm të vendit, Juvenal Habyarimana. Në gjenocidin e ndodhur brenda 100 ditëve në vend, mbi 800 mijë pjesëtarë të grupit etnik Tutsi humbën jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco