Vodhën zgjedhjet me Bjellorusi, PPE publikon emrat e bashkëpunëtorëve të Llukashenkos

Vodhën zgjedhjet me Bjellorusi, PPE publikon emrat e bashkëpunëtorëve të Llukashenkos

21:31, 28/10/2020

Grupimi më i madh vendimmarrës në BE, Partitë Popullore Europiane, kanë publikuar sot listën e gjithë bashkëpunëtorëve të presidentit të Bjellorusisë, Alexandër Llulkashenko.

Në këtë listë përfshihen zyrtarët e tij më të afërt dhe njerëzit që kanë abuzuar me pushtetin duke vendosur një shtet diktatorial.

Pritet që BE të vendos sanksione ndaj pasurive të gjithë zyrtarëve të lartë të Bjellorusisë që kanë vjedhur pasuritë e vendit dhe kanë abuzuar me të drejtat e njeriut.

Praktika e sanksioneve të zyrtarëve që shkelin parimet demokratike duket dhe si një parlajmërim i ndërhyrjes së BE në të gjithë vendet që nuk bëjnë zgjedhje të lira, siç është dhe rasti i Shqipërisë.

Ditën e sotme përfaqësuesit e PPE kanë bërë disa deklarata ku gjuha e përdorur ndaj Edi Ramës lë të kuptohet për masa të forta nëse nuk reflekton për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe nuk bën zgjedhje të lira.

Nëse Rilindja vijon me kursin e përplasjes me perëndimin dhe BE, duket se nuk do të jetë e largët dita kur të publikohet dhe lista e bashkëpunëtorëve në krime dhe sanksionet për anëtarët e Rilindjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco