Historia e trishtë e inxhinierit me Covid: Doli nga intubimi me duartrokitje, por ndërron jetë në shtëpi

Historia e trishtë e inxhinierit me Covid: Doli nga intubimi me duartrokitje, por ndërron jetë në shtëpi

11:09, 21/10/2020

I mbijetoi betejës me coronavirusin për 60 ditë në kujdes intensiv dhe intubim. Por inxhinieri i hapësirës ajrore, Roehl Ribaya, 47 vjeç ka ndërruar jetë në shtëpi.

Pasi qëndroi dy muaj në spital me aparatura ventilimi, ai u shërua dhe doli nga spitali më 14 gusht. Fotot e tij teksa mjekët e duartrokisnin duke treguar kurajo për pacientin u shpërndanë kudo në mediat britanike.

Por fatkeqësisht, ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Lytham, Lancashire me 13 tetor. Gruaja e tij, e cil është infermiere ka treguar se ai në fakt nuk u shërua kurrë nga efektet afatgjata të koronavirusit.Image

Familjarët e tij thonë se ai nuk kishte pasur kurrë probleme me zemrën dhe se vdekja e tij lidhet me sindromën Long Covid, një sërë ndërlikimesh që shkakton sëmundja e Covid.

Megjithatë, nuk dihet nëse autoritetet shëndeteësore do të pranojnë të bëjnë një ekzamimin post mortem, pasi sipas udhëzimit aktual: Covid-19 nuk është një arsye më vete për të referuar një vdekje tek mjeku ligjor, që ti bëhet autopsia.

Studimet e fundit kanë treguar se koronavirusi mund të mos shkaktojë vdekje, porn ë disa raste shkakton probleme të tjera afatgjata, si: Inflamacioni në organet vitale, përfshirë zemrën, mëlçinë, veshkat dhe trurin. Të mbijetuarit mund të kenë gjithashtu probleme me frymarrjen për një kohë të gjatë, ndoshta dhe përgjithmonë ndërsa pasoja të tjera janë lodhja dhe dobësia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco