Kryeministri Palestinez: Uroj që Trump mos të rizgjidhet më president në SHBA ose e gjithë bota do të jetë në rrezik

Kryeministri Palestinez: Uroj që Trump mos të rizgjidhet më president në SHBA ose e gjithë bota do të jetë në rrezik

12:37, 14/10/2020

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh ka thënë se një fitore e Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të jetë katastrofike për popullin e tij - dhe botën në përgjithësi,njofton Politico.

Në komentet e bëra gjatë një takimi me ligjvënësit evropianë të martën, Shtayyeh tha se katër vitet e fundit të administratës Trump kanë dëmtuar shumë palestinezët.

"Nëse do të jetojmë edhe katër vjet me Presidentin Trump, Zoti na ndihmoftë, Zoti ju ndihmoftë dhe Zoti ndihmoftë të gjithë botën," tha Kryeministri, duke përsëritur komentet që bëri një ditë më parë në një fjalim virtual në Parlamentin Evropian. Komentet u postuan gjithashtu në faqen e tij në Facebook.

"Nëse gjërat do të ndryshojnë në Shtetet e Bashkuara, unë mendoj se kjo do të reflektojë vetë drejtpërdrejt në marrëdhëniet Palestinezo-Izraelite," tha Shtayyeh, duke iu referuar kandidatit për president të Demokratëve Joe Biden që fitoi sondazhet e 3 nëntorit.

Nën administratën Trump, Jerusalemi është njohur si kryeqyteti Izraelit dhe Ambasada Amerikane është transferuar atje, veprim ky që ka nxitur reagime nga i gjithë faktori ndërkombëtar.

Palestina e ka kundërshtuar hapur këtë veprim dhe nuk ka pranuar të marrë pjesë në negociatat me Izraelin të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Pas kësaj, SH.B.A. mbylli zyrat e misionit të Organizatës Çlirimtare Palestineze në Uashington në përgjigje të refuzimit të Autoritetit Palestinez .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco