Zhvillime të papritura! Turqia hyn në ujërat helene, Greqia jep paralajmërimin e frikshëm

Zhvillime të papritura! Turqia hyn në ujërat helene, Greqia jep paralajmërimin e frikshëm

10:21, 14/10/2020

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë duket se janë kthyer sërish. Rreth orës 07:30 të mëngjesit të ditës së sotme, “Oruc Reis” dhe anijet luftarake që e shoqërojnë ndodhen 35 milje detare në jug të Kastelorizo afër territorit grek.

Ndërkohë marina greke ka vendosur anijet në gatishmëri dhe sipas tyre ata janë më “gishtin në këmbëz” të presin se cili do jetë reagimi i anijeve turke. Situata është e tensionuar pasi në zonë ndodhen një numër i madh anijesh ushtarake të të dyja vendeve të NATO-s.

 

Dy ditë më parë Turqia ka dërguar në stacionin detar të Antalias një Navtex, për të cilin Athina lëshoi një anti-Navtex që njoftonte punën sizmike në jug të ishullit Kastelorizo. Pavarsisht paralajmërimeve të ditës së djeshme, Turqia ka vendosur të vazhdojë kërkimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco