NATO, Stoltenberg bën thirrje për armëpushim në Nagorni - Karabak

NATO, Stoltenberg bën thirrje për armëpushim në Nagorni - Karabak

14:36, 05/10/2020

Ankara - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg bëri thirrje të hënën për një armëpushim në Nagorni-Karabak ndërsa numri i të vdekurve u shtuat gjatë luftimeve në enklavën e shkëputur në Kaukazin e Jugut.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të përcjellim një mesazh shumë të qartë për të gjitha palët që ata të ndalojnë luftën menjëherë, që ne të mbështesim të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore, të negociuar," tha Stoltenberg gjatë një vizite në Turqi. "Nuk ka asnjë zgjidhje ushtarakisht," tha ai një konference shtypi.

Luftimet filluan më 27 shtator dhe kanë arritur në nivelin më të keq që nga vitet 1990, kur u vranë rreth 30,000 njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco