Maqedonia e Veriut propozon heqjen e kufizimeve për kosovarët

Maqedonia e Veriut propozon heqjen e kufizimeve për kosovarët

10:39, 05/10/2020

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut sot në mëngjes ka propozuar të hapen kufijtë dhe të hiqen kufizimet për shtetasit e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se Komisioni për Sëmundje Infektive mëngjesin e sotëm ka rekomanduar që kufijtë me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë të hapen pa kushte, respektivisht pa PCR teste.

“Sipas analizave, pĂ«r momentin nuk ka indikacione, respektivisht nuk ka numĂ«r tĂ« lartĂ« tĂ« rasteve tĂ« importuara me Covid-19 nga kĂ«to vende. Komfor kĂ«tyre tĂ« dhĂ«nave, nuk ka rrezik dhe Ă«shtĂ« sigurt qĂ« tĂ« hapen kufijtĂ«. NĂ« Bashkimin Evropian tĂ« gjitha kufijtĂ« pĂ«r lĂ«vizje janĂ« pa PCR test”, thuhet nĂ« kumtesĂ«n e MSH-sĂ«.

Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se propozim-vendimi do të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. /Alsat-M

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco