Stuhia dhe koronavirusi nuk largon të rinjtë britanikë nga klubet e natës

Stuhia dhe koronavirusi nuk largon të rinjtë britanikë nga klubet e natës

07:56, 05/10/2020

Stuhia Alex nga njëra anë dhe situata e krijuar nga virusi Covid-19, nuk ka ndaluar festat e përjavshme të të rinjve britanikë.

Shumë të rinj, u panë në rrugët e Newcastle, Manchester dhe Leeds, duke pritur në radhë për të frekuentuar klubet e natës.

Kjo situate në fakt shihet prej kohësh në Britani, ku të rinjtë injorojnë sistematikisht urdhrat e qeverisë.

Autoritetet kanë urdhëruar që lokalet e baret të mbyllen në orën 22:00, por të rinjtë pikërisht në këto orare i frekuentojnë këto vende.

Ndërsa një gjë e tillë u pa dhe gjatë muajve të verës, ku plazhet dhe parqet ishin të mbipopulluara nga prania e njerëzve. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco