Angela Merkel viziton kritikun e Kremlinit, Navalny, në spital

Angela Merkel viziton kritikun e Kremlinit, Navalny, në spital

09:03, 28/09/2020

Berlin - Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi politikanin rus të opozitës Alexei Navalny ndërsa ai po kurohej në një spital të Berlinit për helmim, raportoi Der Spiegel, duke nënvizuar se sa seriozisht ajo po e merr çështjen.

Duke mos cituar asnjë burim, Spiegel tha se Merkel shkoi për të parë Navalny në spitalin Charite, ku ai u kurua për 32 ditë, pasi u transferua nga Rusia në Berlin muajin e kaluar, i sëmurur gjatë një fluturimi brenda vendit.

Një zëdhënës i Merkel nuk pranoi të komentonte raportin.

Qeveria gjermane thotë se analizat në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë përcaktuar se ai ishte helmuar me një agjent nervor “Novichok” dhe ka kërkuar një shpjegim nga Kremlini.

Moska ka mohuar çdo përfshirje në këtë incident dhe tha se ende nuk ka parë prova se është kryer ndonjë krim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco