New York/ Ora dixhitale tregon se sa vite kanë mbetur për të shpëtuar Tokën

New York/ Ora dixhitale tregon se sa vite kanë mbetur për të shpëtuar Tokën

08:44, 28/09/2020

Dy artistë anerikanë Gan Golan dhe Andrew Boyd kanë instaluar zbulimin e tyre më të ri, orën e klimës për kalimtarët në Union Square në Manhattan.

Bëhet fjalë për një orë dixhitale që nuk shënon vetëm kohën por me të kuqe njofton në mënyrë kërcënuese se sa pak kohë ka mbetur para se njerëzimi të përballet me një emergjencë të pakthyeshme klimaterike, në të gjëlbër është shënuar përqindja e energjisë nga burimet e rinovueshme që janë në dispozicion.

Loja është e thjeshtë e dyta do të duhet të arrijë 100 përqind pa arritur e parë në zero.

Ora dixhitale tregon se sa pak na ka mbetur nga emergjinka klimaterike.

Shumë kalimtarë të pavetdijshëm për atë që përfaqën kjo orë ngrenë sytë dhe pyesin nëse është borxh ndërkombëtar ose koha e lënë për zgjedhjet  presidenciale.

 Për disa vite, studiuesit, shkencëtarët, ekspertët janë përpjekur të bëjnë që bota dhe qeveritë e saj të reflektojnë për t'i kushtuar vëmendje para se të jetë tepër vonë: do të mjaftonte që temperaturat të kalonin 1.5 gradë celsius dhe Toka do të bëhej protagonist i valëve të nxehtësisë të paparë kurrë, zjarre, thatësira, ujë i pamjaftueshëm për të gjithë dhe lista për fat të keq vazhdon, duke prekur vendet dhe jetët njerëzore pa dallim.

Ideja e orës i erdhi Golanit pas lindjes së fëmijës së tij të parë, një javë para se të dilte një nga raportet e shumta të IPÇ me parashikimet e saj të tmerrshme për të ardhmen dhe pasojat katastrofike që do të sillte me vete.

Sot ne kërkojmë që të jemi të gatshëm për të shmangur shembjen e planetit Tokë para se të jetë tepër vonë.

A do të jenë të mjaftueshme 7 vjet, 98 ditë, 23 minuta dhe 11 sekonda?

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco