Qeni polic në gjurmët e fëmijës që u zhduk në pyllin e dendur në Maine

Qeni polic në gjurmët e fëmijës që u zhduk në pyllin e dendur në Maine

13:47, 24/09/2020

SHBA – Një qen polic u vu në gjurmët e një vajze të vogël, që kishte hyrë në një pyll në qytetin Alfred të Yourk County, Maine, në SHBA.

Policia e Shtetit Maine tha që një njësie qensh gjurmimi iu kërkua të ndihmonte në gjetjen e një vajze të moshës së kopshtit që kishte hyrë thellë në pyll gjatë pushimeve.

Qeni polic filloi të ndiqte gjurmët e fëmijës, duke përdorur aromën nga xhaketa e saj. Ai pastaj hyri drejt e në pyll së bashku me administruesin e tij, ushtarin Zachary Fancy.

Të dy ata hynë thellë mes drurëve dhe gëmushave të dendura. Pasi nuhati rrugën për më shumë se gjysmë milje, polici tha se qeni polic po jepte shenja se fëmija ishte afër.

Qeni K9 e gjeti vajzën e vogël duke qarë dhe të ulur në një shkëmb, pa këpucë veshur.

Trupat policore e nxorën nga pyjet dhe e dërguan tek prindërit e saj, të lehtësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco