Hong Kong/ Arrestohet përsëri lideri i opozitës

Hong Kong/ Arrestohet përsëri lideri i opozitës

10:23, 24/09/2020

Joshua Wong një nga aktivistët më të njohur të Hong Kongut dhe udhëheqësi i opozitës ndaj qeverisë lokale është arrestuar përsëri, këtë herë me akuzën ‘mbledhje të paligjshme’.

Ishte avokati i tij që dha lajmin.

Herën e fundit ai përfundoi në pranga dy javë më parë teksa ishte duke u kthyer nga një udhëtin nga Tajvan, për shkelje të rregullave të kushtit të dhënë pas arrestimit të tij të mëparshëm në 30 gusht të këtij viti.

Këtë herë militanti opozitar i qytetit-shtet akuzohet për pjesëmarrje në protesta të paautorizuara dhe shkelje të ligjit që ndalon mbulimin e fytyrës me maskë.

 23-vjeçari komentoi në Twitter se ai ishte akuzuar për shkelje të "ligjit drakonian anti-maskë", i shpallur më vonë anti-kushtetues.

Protestat "njihen" vetëm nga autoritetet - Në Hong Kong, pakënaqësia është gjithashtu në rritje midis gazetarëve, të cilët kundërshtojnë rregullat e reja kufizuese të qeverisë kundër tyre: vetëm reporterët e regjistruar në shërbimin "Qeveria e lajmeve dhe informacionit të medias" do të njihen si gazetarë gjatë protestave, sipas një letre dërguar zyrtarëve të Tampa nga policia.

"Policia nuk mund të autorizohet të zgjedhë vetëm media të njohura zyrtare - thotë Shoqata e Gazetarëve të Hong Kongut - ky është një qëndrim që rrezikon të drejtat themelore të qytetarëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco