SHBA dhe UK paralajmërojnë shtetasit e tyre, udhëtimi në Hong Kong dhe Kinë është i rrezikshëm, mundet të arrestoheni

SHBA dhe UK paralajmërojnë shtetasit e tyre, udhëtimi në Hong Kong dhe Kinë është i rrezikshëm, mundet të arrestoheni

13:21, 15/09/2020

SH.B.A dhe UK kanë paralajmëruar të gjithë shtetasit e tyre për një arrestim të mundshëm arbitrar në Kinë dhe Hong-Kong.

SHBA dhe UK kanë këshilluar që të gjithë ata që kanë planifikuar një udhëtim për në Kinë dhe Hong-Kong duhet ta rishikojnë udhëtimin edhe një herë pasi ekziston një mjedis shumë i keq ku  në të cilin qeveria qendrore kineze "ushtron në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare pushtetin e policisë dhe të sigurisë" në qytetin gjysmë-autonom.

Britanike thonë se autoritetet e Kinës kanë arrestuar të huaj nën rrethana të caktuara duke përmendur "rrezikimin e sigurisë kombëtare".

Disa të huaj janë arrestuar në Kinë me akuza të sigurisë kombëtare në muajt e fundit, duke përfshirë Kanadezë, Australiane, Japonezë dhe të paktën një Amerikan.

Në një nga rastet e fundit, Cheng Lei, një qytetar Australian dhe spiker në televizionin shtetëror kinez, u arrestua në gusht për ato që zyrtarët kinezë i përshkruan si arsye të sigurisë kombëtare.

Departamenti i Shtetit përsëriti gjithashtu një paralajmërim se Pekini po drejtonte një fushatë propagandistike të "rreme" për të akuzuar qytetarët e SHBA për "nxitje të trazirave në Hong Kong".

Kina ka vendosur të aplikojë  ligjin e sigurisë kombëtare në Hong-Kong duke i hequr të drejtën e autonomisë që e gëzon që nga viti 1997 me parimin ‘1 vend dy sisteme’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco