Merkel/ Gjermania do të marrë 1500 emigrantë në kampi që u dogj nga zjarri në Lesbos

Merkel/ Gjermania do të marrë 1500 emigrantë në kampi që u dogj nga zjarri në Lesbos

10:53, 15/09/2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Ministri i Brendshëm Horst Seehofer kanë rënë dakord të marrin rreth 1.500 emigrantë të tjerë nga ishujt grekë pasi një zjarr la mijëra të pastrehë, thanë burimet e qeverisë gjermane dhe koalicionit.

Më shumë se 12,000 njerëz, kryesisht refugjatë nga Afganistani, Afrika dhe Siria, mbetën pa strehë, pasi ra zjarr në kampin e mbipopulluar të emigrantëve Moria në ishullin grek të Lesbos të mërkurën e kaluar.

Burimet i thanë Reuters se Gjermania do të strehonte emigrantë, kërkesat e azilit të cilëve tashmë janë pranuar, ndërsa  30,000 refugjatë dhe emigrantë janë në ishujt grekë.

Qeveria Gjermane ka rënë dakord që të merren edhe 100-150 fëmijë të mitur të pa shoqëruar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco