Trump: Zjarret janë shkaktuar nga menaxhimi i dobët i pyjeve, jo nga ndryshimi klimës

Trump: Zjarret janë shkaktuar nga menaxhimi i dobët i pyjeve, jo nga ndryshimi klimës

10:10, 15/09/2020

Presidenti Trump ka hedhur poshtë shqetësimet mbi ndryshimin e klimës në një vizitë në Kaliforninë e shkatërruar nga zjarri.

Gjatë vizitës së tij në Bregun Perëndimor të SHBA, Z. Trump përsëriti argumentin e tij se menaxhimi i dobët i pyjeve ishte fajtor kryesor i shpërthimit të zjarreve, kur u takua me zyrtarë e Kalifornisë

Duke hedhur poshtë lutjen e një zyrtari për të mos "injoruar shkencën" mbi ndryshimin e klimës, Z. Trump tha: "Do të fillojë të bëhet më e freskët, ju thjesht shikoni ... Unë nuk mendoj se shkenca e di në të vërtetë".

Flakët në Kaliforni, Oregon dhe shtetin e Uashingtonit kanë djegur gati 5 milion hektare tokë dhe kanë vrarë të paktën 36 njerëz që nga fillimi i gushtit, ndërsa zyra e Oregonit për Menaxhimin e Emergjencave tha të dielën se zjarrfikësit në shtet po luftonin për të përmbajtur më shumë se 30 zjarre aktive - më e madhja prej të cilave ishte më shumë se 89 km (55 milje) e gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco