‘Grekët të mos bëhen vegël në duart e Macron’/ Vjen mesazhi greqisht nga ministri turk

‘Grekët të mos bëhen vegël në duart e Macron’/ Vjen mesazhi greqisht nga ministri turk

19:22, 14/09/2020

Ditën e sotme, agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency ka transmetuar një intervistë të dhënë nga një prej zyrtarëve të qeverisë Erdogan.

Intervista e sjellë me titra në greqisht, në fokus kishte marrëdhëniet Greqi-Turqi.

Në këtë intervistë, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili ishte në Kas në të njëjtën kohë kur  presidentja Katerina Sakellaropoulou po vizitonte Kastelorizo , bëri thirrje që Greqia të mos keq përdoret nga Franca.

Ministri Akar i bëri thirrje Greqisë që të mos jetë një vegël në përpjekjet e Macron-it për të rikonfirmuar imazhin e tij në Francë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco