Beteja ligjore e vajzës së ish-mbretit belg për t'u quajtur ‘princeshë’

Beteja ligjore e vajzës së ish-mbretit belg për t'u quajtur ‘princeshë’

09:55, 13/09/2020
Vajza jashtë martese e ish-mbretit belg Albert II, Delphine Boël, shpreson që gjykata t’i japë asaj të njëjtat të drejta dhe tituj si fëmijët e ligjshëm të babait të saj.
 
52 vjeçarja e ka çuar çështjen në gjykatën e apelit në Bruksel.
 
Avokati i Boël tha të enjten se ajo po kërkonte të njëjtat të drejta si tre fëmijët e tjerë të Albert, Philippe, tani Mbreti i Belgjikës, Princi Laurent dhe Princesha Astrid.
 
Ndërsa, avokati i Albert thotë se asaj mund t’i jepet titulli “princeshë” vetëm me dekret mbretëror, jo nga një gjykatë.
 
Mbreti Albert pranoi se ai ishte babai i Delphine Boël në janar të këtij viti, pasi kishte luftuar me pretendimin e saj për të marrë atësinë për rreth një dekadë.
 
Nëna e Delphine, baronesha Sybille de Selys Longchamps, ka treguar se kishte një lidhje 18-vjeçare me Albertin, para se ai të ishte mbret.
 
Thashethemet për një fëmijë të paligjshëm u shfaqën për herë të parë në vitin 1999 në një biografi të paautorizuar për gruan e Albert, Mbretëreshën Paola, duke shkaktuar një skandal mbretëror dhe thashetheme të vazhdueshme mediatike në Belgjikë.
 
Pas vdekjes së vëllait të tij të madh në 1993, Alberti papritur erdhi në fron.
 
Ai mbajti këtë pozicion deri në korrik të 2013-ës, kur njoftoi abdikimin e tij – për shkak të shëndetit jo të mirë – dhe u zëvendësua nga djali i tij, Philippe.
 
86-vjeçari u kishte rezistuar urdhrave të gjykatës për t’iu nënshtruar testimit të ADN-së, derisa iu desh të përballej me gjoba prej 5,000 € në ditë nëse vazhdonte të refuzonte.
 
Në janar, ai njoftoi se e pranoi Delphine Boël si fëmijën e tij të katërt pasi “mësoi rezultatet e testeve të ADN-së”.
 
Belgjika ka një monarki kushtetuese në të cilën mbreti luan një rol kryesisht ceremonial.

 

Vajza e mbretit belg nis një betejë ligjore për t'u quajtur

MBRETI ALBERT
 

Vajza e mbretit belg nis një betejë ligjore për t'u quajtur

DELPHINE BOËL DHE E ËMA, SYBILLE DE SELYS LONGCHAMPS
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco