Historia virale/ 22-vjeçarja pret dorën e saj, gjendet fajtore...

Historia virale/ 22-vjeçarja pret dorën e saj, gjendet fajtore...

11:06, 12/09/2020

Kjo ngjarje e regjistruar në Slloveni po bën xhiron e medieve më të mëdha në Europë.

Një 22-vjeçare është gjetur fajtore pasi ka prerë qëllimisht dorën e saj si pjesë e një skeme mashtrimi për siguracionet. Julija Adlesiç tha se e preu dorën teksa po priste degë pemësh. Ajo do të fitonte 1 milionë euro si pagesa sigurimesh.

Tani ajo rrezikon dy vite burg, kurse i dashuri i saj është dënuar me tre vite.

Adlesiç dhe disa të afërm u arrestuan në vitin 2019 kur mbërriti në spital me dorën e prerë sipër kyçit.

Gjykata zbuloi se ajo dhe i dashuri e kishin lënë qëllimisht dorën pas, në vend që ta sillnin me vete për ta ngjitur. Megjithatë autoritetet e gjetën dorën në kohë dhe mjekët ia ngjitën.

Prokurorët thanë se i dashuri i saj kishte kërkuar në internet për një dorë artificiale përpara se të ndodhte ngjarja. Edhe babai i të dashurit të saj është dënuar me një vit burg të pezulluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco