Në Bjellorusi vijojnë protestat prej ditësh kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.
Ndërsa tensionet janë në rritje, një moment i veçantë ka ndodhur gjatë demostratës sot.
Të paktën 50 punonjës policie u përqafuan nga protestuesit antiqeveritarë në Minsk, pasi demonstruesit i thirrën policët “vëllezër”.
Ngjarja u regjistrua para disa ndërtesave qeveritare në kryeqytet.
Protestuesit gjithashtu bërtisnin, “Sveta President”, duke iu referuar politikanes së opozitës Svetlana Tikhanovskaya, e cila thotë se ajo fitoi shumicën në zgjedhjet presidenciale shumë të kontestuara të së dielës.
Autoritetet e Bjellorusisë thonë se Presidenti Aleksandër Lukashenko fitoi 80.1% të votave, në një proces zgjedhor për të cilin shumë besojnë se ishte i manipuluar.
Scenes at the Central Elections Committee pic.twitter.com/IHgFt5D4Xy
— Mary Ilyushina (@maryilyushina) August 14, 2020
© SYRI.net