Bejrut/ Nitrati i amonit, përbërësi i bombave të terroristëve

Bejrut/ Nitrati i amonit, përbërësi i bombave të terroristëve

11:59, 05/08/2020

Nitrati i amonit, i identifikuar si shkaku kryesor i shpërthimit vrastar në Bejrut, është një substancë kristalore pa aromë, e cila përdoret si fertilizant.

Megjithatë, sipas Daily Mail, ai qëndron pas shumë shpërthimeve industriale dhe sulmeve terroriste gjatë dekadave të fundit.

Dy ton nga ky nitrat u përdorën për të prodhuar bombën e sulmit të vitit 1995 në Oklahoma të SHBA, ku vdiqën 168 persona. Gazeta shkruan se kjo substancë përdoret gjerësisht për të prodhuar bomba nga talibanët.

Ky material është përdorur edhe nga sulmet që ka kryer IRA në Britaninë e Madhe. Në të paktën tre sulme është përdorur kjo lëndë.

Për këtë arsye, ka rregulla strikte për ruajtjen e kësaj lënde. Kimistët thonë se në kushte normale dhe pa nxehtësi shumë të lartë, kjo lëndë nuk merr flakë. 

“Mendoj se ishte një shpërthim i vogël që ka nxitur reagimin e nitratit të amonit- nuk e di nëse ka qenë aksident apo i qëllimshëm”, tha profesori i kimisë, Jimmie Oxley.

Ekspertët thonë se një zjarr i nisur nga një shkëndijë gjatë saldimit ka provokuar ndezjen e lëndës kimike shpërthyese. Shpërthimi ka qenë ekuivalent me tre milionë kiloton.

Raportohet se të paktën 100 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi.

Në magazinë mbaheshin 2750 ton nga kjo lëndë kimike. Ekspertët thonë se vdekjet nga ky shpërthim pritet të vijnë me faza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco