'Suedia po përgatitet për gjëmën, vendoset limiti i moshës për trajtim në spitale'

'Suedia po përgatitet për gjëmën, vendoset limiti i moshës për trajtim në spitale'

12:26, 09/04/2020

Suedia deri më tani ishte vendi që po `habiste` gjithë botën për mënyrën `snobe` që po e trajtonte pandeminë botërore të virusit korona.

Shkolla, baret, restorantet dhe çdo gjë tjetër kanë vazhduar aktivitetet normalisht në këtë vend, edhe pse numri i të prekurve nga virusi është rritur në mënyrë të frikshme dita ditës. Por duket se së fundmi, frika nga një kolaps i sistemit shëndetësor, ka bërë qeveria të marrë masa drastike për trajnimin e të infektuarëve.

Gazetari Gerti Xhaja, i cili jeton në Suedi, nëpërmjet një statusi në FB, ka cituar një dokument të publikuar nga gazeta më e madhe në vend, Aftonbladet, sipas të cilit të sëmurët me koronavirus mbi 80 vjeç, nuk do të futen në terapi intensive.

Gjithashtu fasha zbret deri në moshën 70 vjeç, për ata të infektuar që kanë sëmundje kronike.

“Suedia përgatitet për gjëmën! Spitali universitar udhëzon spitalet në vend që të mos futin në terapi intensive të sëmurë me Covid-19 që janë mbi 80 vjeç! Të gjithë të sëmurët mbi 70 vjeç që kanë të paktën 1 sëmundje kronike, pulmonare, zemre apo veshkash! Dhe kush është mbi 70 vjeç dhe ka minimumi 2 sëmundje të tilla! Burimi Aftonbladet (gazeta më e madhe në vend). Po në Shqipëri di të më thotë kush si është procedura??!”, shkruan gazetari Gerti Xhaja për situatën në Suedi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco