54 raste në 24 orë/ Qipro shënon rritjen më të madhe ditore të infektimit

54 raste në 24 orë/ Qipro shënon rritjen më të madhe ditore të infektimit

20:30, 01/04/2020

Të mërkurën në mbrëmje, Qipro ka shënuar rritjen më të madhe ditore të numrit të rasteve të konfirmuara me koronavirus.  

Sipas ministrisë së shëndetësisë, ka pasur 58 raste të reja brenda 24 orësh, duke e rritur numrin e përgjithshëm të atyre që janë testuar pozitivë për virusin, në 320 vetë.  

Fatalitetet ishin rritur gjithashtu pas vdekjes së një burri 66-vjeçar, duke e çuar numrin e vdekjeve në nëntë, në jugun grek të vendit të ndarë nga lufta.  

Një grua e moshuar gjermane, e cila ishte shtruar në spital pasi kontraktoi virusin gjatë pushimeve në veriun e ishullit të drejtuar nga Turqia në Qipro, vdiq, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në shtetin e shkëputur në dy viktima.  

Të hënën qeveria e Presidentit Nikos Anastasiades intensifikoi masat tashmë të rrepta për të përmbajtur përhapjen e virusit që impononte një shtetrrethimi gjatë natës, pasi rastet u rritën në fundjavë.  

Njerëzit tani janë të ndaluar të largohen nga shtëpitë e tyre nga ora  21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit të ardhshëm.  

Shkelësit gjobiten me 300 euro. Qytetarët mund të dalin vetëm një herë në ditë për një numër arsyesh si blerja e furnizimeve, shkuarja në një farmaci, vizita e mjekut ose ushtrime fizike.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco