Evakuohen qindra pasagjer nga anija e goditur nga koronavirusi në Panama

Evakuohen qindra pasagjer nga anija e goditur nga koronavirusi në Panama

20:58, 28/03/2020

Qindra pasagjerë në një anije lundrimi, ku katër persona kanë vdekur dhe mbi 130 të tjerë kanë simptoma të ngjashme me gripin, përfshirë të paktën dy me koronavirus, do të transferohen në një anije motër, njoftuan autoritetet panameze të shtunën.  

"Anija e cila nuk mund të ankorohej në asnjë port në Amerikën e Jugut, do të mbetet në ujërat panameze, 8 milje detare nga bregu, pasi nuk mori miratimin nga autoritetet shëndetësore pananeze për të kaluar Kanalin (Panama)," tha autoriteti detar i Panamasë, raporton Reuters.  

Ai tha që 401 pasagjerë që nuk kanë simptoma do të transferohen nga anija e operatorit të lundrimit Holland America Line MS Zaandam në Roterdam, në një anije motër.  

Anija ka gjithëse 1,243 pasagjer dhe 586 personel ekuipazh në bordin e Zaandam, si dhe katër mjekë dhe katër infermierë, tha operatori i lundrimit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco