SYRI TV/ Pavarësia e Kosovës kremtohet edhe në Vlorë, aktivitet në muzeun 'Kosova'

14:11, 18/02/2023

17 Shkurti shënon 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa festime për ditën e sovranitetit të Kosovës janë shënuar edhe në Vlorë. Përvjetori i 15-të i Pavarësisë është kremtuar në ambientet e Muzeut Kosova në qytetin bregdetar. Në aktivitetin e zhvilluar ishin të pranishëm intelektualë të Vlorës, personalitete të jetës politike e shoqërore nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kujtuan sakrificat e popullit të Kosovës për liri e demokraci.

Nga SYRI TV

Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”, kremtoi 15- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në ambientet e Muzeut Kosova në Vlorë. Kumtesën kryesore e mbajti prof. dr. Enver Bytyçi, i cili kujtoi sakrificat e rrugëtimit të gjatë e të vështirë për popullin kosovar deri në shpalljen shtet i pavarur.

I pranishëm ishte edhe deputeti Bujar Leskaj, i cili kujtoi sakrificën e pashembullt që i parapriu jetësimit të ëndrrës për liri e demokraci.

Gjatë aktivitetit u recituan poezi dhe u interpretuan këngë për Kosovën.

Në këtë veprimtari, ishin të pranishëm intelektualë të Vlorës, personalitete të jetës politike e shoqërore nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët vizituan ambientet e Muzeut Kosova, që tashmë është pasuruar me materiale e dokumente me vlerë të madhe arkivore dhe historike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco