'Uni-Fest 2023- Edicioni i parë', festivali që promovon artin e studentëve shqiptarë

'Uni-Fest 2023- Edicioni i parë', festivali që promovon artin e studentëve shqiptarë

14:50, 10/02/2023

OJQ ‘Optima’ në partneritet me OJQ ‘Cult Club’, organizojnë "UNI - FEST 2023 - Edicioni i parë", festival i cili promovon artin e studentëve kosovarë.

OJQ ‘Optima’, organizatë e krijuar në vitin 2016, me qëllim të krijimit të mundësive zhvillimore për të rinj,  deri tani kanë krijuar programe  të ndryshme  zhvillimore. Shumë studentë kanë kaluar nga ky institucion në forma të ndryshme, duke kryer trajnime për ngritejn e kapacatiteteve të tyre administrative, duke gjetur kontakte të bashkëpunimit në tregun e punës, ose duke qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme të kësaj OJQ-je.

Tani, OJQ ‘Optima’ së bashku me OJQ-në ‘Cult Club’, një organizatë e fokusuar në kulturë dhe programe kulturore, kanë bashkuar forcat që të sjellin një program kreativ dhe kulturor, që mundeson të rinjëve të shprehin artin e tyre në shumë podiume. Programi quhet "Uni Fest",  këtu të rinjtë mund të inkuadrohen që të bëhen pjesë e disa platformave digjitale, ku do të paraqesin artin e tyre, njëherit do të mund të pranojnë mundësi të ndryshme të bashkëpunimit.

Në kuadër të "Uni Fest 2023 - Edicioni i parë" është duke u krijuar një event ku disa artistë të rinj do të promovojnë vetën e tyre direkt para publikut kosovar. Eventi është muzikë akustike me këngë të ndryshme argëtuese, të përformuar nga të rinjtë.

Eventi mbahet në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë më 14 shkurt 2023, duke filluar në ora 18:30

“Ne me ane të kësaj shkrese ju ftojmë që të merrni pjesë dhe të bëheni indikator të përkrahjes së të rinjve Kosovarë që të promovojnë vetën e tyre. Eventi do të jetë pa pagesë për audiencën, ky është momenti të cilin e keni për të lënë shenjë pozitive në zhvillimin e këtyre të rinjve!” thuhet në njoftim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco