Lajmi i fundit

PLUG/ SPAK i pafuqishëm përballë Belës

Dinamos i duhet mrekulli ndaj Astanës, Ilir Daja flet nga Kazakistani: Më e bukur kur është e vështirë

Dinamos i duhet mrekulli ndaj Astanës, Ilir Daja flet nga Kazakistani: Më e bukur kur është e vështirë

18:11, 15/07/2026

Ilir Daja foli para ndeshjes Astana-Dinamo, që do të luhet nesër (16 korrik).

Sfida e vlefshme për Conference League nis në orën 17:00, ndërsa dinamovitët do të kërkojnë të përmbysin disavantazhin 0-1 nga ndeshja e parë e luajtur në Elbasan.

“Është një ndeshje, që ashtu si e para, ka vështirësitë e veta. E shton më shumë vështirësinë avantazhi i fitores në ndeshjen e parë nga Astana.

Por kur është e vështirë, ndonjëherë është më e bukur, kur realizohet objektivi. Para dy vjetësh, në drejtimin e Ballkanit, kam ndjerë mikpritjen këtu në Kazakistan.

Astana nën drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit aktual ka një manovër të konsoliduar. Mendoj se është e bukur edhe e vështirë njëkohësisht të luash kundër Astanës”, u shpreh Daja para sfidës në Ligën e Konferencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco