Lajmi i fundit

PLUG/ SPAK i pafuqishëm përballë Belës

Conference League/ Elbasani dhe Dinamo luajnë nesër aktin vendimtar të raundit të parë kualifikues

Conference League/ Elbasani dhe Dinamo luajnë nesër aktin vendimtar të raundit të parë kualifikues

17:26, 15/07/2026

Dy skuadra shqiptare do të zbresin të enjten në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të parë kualifikues të Conference League, me Elbasanin dhe Dinamon që do të kërkojnë të sigurojnë një vend në fazën e ardhshme të kompeticionit.

Elbasani do të përballet me BATE Borisov në stadiumin “Mehdi Huseynzade”, në orën 19:00.

Verdheblutë vijnë pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ku zhvilluan një paraqitje pozitive në rikthimin e tyre në arenën europiane pas dy dekadash.

Skuadra shqiptare kaloi në avantazh me golin e Nikajt në fundin e pjesës së parë, ndërsa BATE Borisov barazoi në fraksionin e dytë, duke lënë të hapur plotësisht çështjen e kualifikimit.

Elbasani udhëton me besim për sfidën e kthimit, me objektivin për të vazhduar rrugëtimin europian.

Ndërkohë, Dinamo do të luajë në transfertë ndaj Astanës në “Astana Arena”, me takimin që do të nisë në orën 17:00. Kryeqytetasit u mposhtën minimalisht 1-0 në sfidën e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, por diferenca e ngushtë mban të hapura shpresat për kualifikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco