Hakimi paraqet rekurs në Gjykatën e Kasacionit, kërkon të shmangë procesin gjyqësor për akuzën e përdhunimit

Hakimi paraqet rekurs në Gjykatën e Kasacionit, kërkon të shmangë procesin gjyqësor për akuzën e përdhunimit

20:33, 26/06/2026

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares së Marokut, Achraf Hakimi, ka ndërmarrë hapin e fundit ligjor për të shmangur daljen në gjyq lidhur me akuzën për përdhunim që rëndon mbi të.

Sipas raportimeve të ‘Le Parisien’, futbollisti ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Kasacionit, pasi më 19 qershor Gjykata e Apelit në Versajë konfirmoi vendimin për ta dërguar çështjen në Gjykatën Penale të departamentit Hauts-de-Seine.

Hakimi akuzohet nga një grua e re për një ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur më 25 shkurt 2023. Futbollisti i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa tani shpreson që instanca më e lartë gjyqësore në Francë të rrëzojë vendimin për zhvillimin e procesit.

Rekursi në Gjykatën e Kasacionit përbën shkallën e fundit të ankimit në sistemin francez të drejtësisë. Kjo gjykatë nuk shqyrton faktet e çështjes apo provat, por verifikon vetëm nëse ligji është zbatuar në mënyrë korrekte nga gjykatat e mëparshme.

Vendimi i Kasacionit do të jetë përcaktues për hapat e mëtejshëm të procedurës. Nëse rekursi rrëzohet, Hakimi do të përballet me proces gjyqësor për akuzat ndaj tij. Deri në një vendim përfundimtar, ai gëzon prezumimin e pafajësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco