Jose Mourinho po bëhet gati t’i japë lamtumirën Benfikës dhe të nisë etapën e tij të re si tekniku i Real Madridit.
Pas mbylljes së kampionatit portugez i pamposhtur, por në vendin e tretë, takimi i tij i sotëm me presidentin e klubit, Rui Kosta, pritet t’i japë fund etapës së tij në këtë klub.
Mourinho ka kontratë deri në verën e vitit 2027 me Benfikën, por kishte vendosur në të një klauzolë që i mundësonte largimin nëse do të paguante 7 milionë euro.
Një shifër të cilën Real Madridi ka vendosur ta paguajë dhe për këtë arsye, Mourinho pritet t’i komunikojë sot Rui Kostas vendimin e tij.
Sa i përket zyrtarizmit të Mourinhos si trajneri i ri madrilenëve, ai pritet të ndodhë të dielën më datë 24, pasi të shtunën deri në mesnatë në klub pritet dorëzimi i dokumentacionit për kandidatët për president të Real Madridit në zgjedhjet që ka shpallur Florentino Perez.
Nëse nuk paraqitet askush tjetër përvecc Perez, zgjedhja e tij bëhet automatike dhe kësisoj, Mourinho do të prezantohet si tekniku i ri.
Parashikohet që më datë 26 të bëhet edhe prezantimi tij në Valdebebas me firmën përkatëse deri në verën e vitit 2028. Mourinho kësisoj do të kthehej për etapën e dytë te madrilenët, me të cilët mes viteve 2010-2013 fitoi një kampionat, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: