Laporta konfirmon afrimin e Adeyemit: E ndiqnim prej kohësh, jemi shumë të kënaqur

Laporta konfirmon afrimin e Adeyemit: E ndiqnim prej kohësh, jemi shumë të kënaqur

12:49, 13/07/2026

Transferimi i Karim Adeyemit te Barcelona tashmë duket vetëm një hap larg zyrtarizimit. Marrëveshja mes klubit katalanas dhe Borussia Dortmundit është arritur në parim, ndërsa presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk e ka fshehur entuziazmin për afrimin e talentit gjerman.

“Jemi shumë të kënaqur me Adeyemin. E ndiqnim prej kohësh. Është një lojtar shumë i shpejtë, i rrezikshëm dhe Deco e ka menaxhuar shumë mirë këtë operacion. Lajmi erdhi në momentin e duhur”, deklaroi Laporta për mediat spanjolle, duke konfirmuar praktikisht mbylljen e transferimit.

Sulmuesi anësor gjerman pritet të jetë përforcimi i radhës i Barcelonës në repartin ofensiv. Dortmundi dhe klubi katalanas kanë gjetur një marrëveshje paraprake për kalimin e 24-vjeçarit, i cili të dielën mungoi në grumbullimin e parë sezonal të skuadrës gjermane. Borussia Dortmund bëri të ditur se lojtari kishte marrë leje për të zhvilluar negociata me klube të tjera.

Kështu mbyllet aventura e Adeyemit me fanellën e Dortmundit, klub ku u transferua në vitin 2022 me shumë pritshmëri. Pavarësisht talentit dhe cilësive të tij, gjermani nuk arriti gjithmonë të tregonte vazhdimësi në performanca, duke alternuar momente të shkëlqyera me periudha më të vështira.

Adeyemi largohet nga Dortmundi edhe pse kishte kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027, ndërsa në Barcelonë do të gjejë trajnerin Hansi Flick, i cili e njeh mirë potencialin e tij.

Ishte pikërisht Flick, në atë kohë trajner i Gjermanisë, ai që i dha Adeyemit debutimin me kombëtaren A në shtator të vitit 2021. Në moshën 19-vjeçare, sulmuesi shënoi menjëherë pas hyrjes si zëvendësues në fitoren 6-0 të Gjermanisë ndaj Armenisë.

Tashmë Adeyemi pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, me synimin për 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco