Finalja e Kupës së Italisë mes Lazios dhe Interit ka hyrë në histori për një rekord negativ, pasi rezultoi ndeshja më pak e ndjekur televizivisht që nga viti 2010.
Edhe pse sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico” theu rekordin e të ardhurave nga biletat, duke kaluar shifrën prej 5.6 milionë eurosh, interesimi para ekranit ishte zhgënjyes.
Sipas të dhënave të publikuara në Itali, finalja u ndoq nga vetëm 5.56 milionë shikues, me një pjesëmarrje prej 27.8 për qind.
Këto janë shifrat më të dobëta për një finale të Kupës së Italisë në 17 vitet e fundit, si për numrin e shikuesve ashtu edhe për përqindjen e audiencës.
Madje, kjo finale ra edhe nën pragun e 30 përqind të ndjekjes televizive, duke regjistruar një rezultat më negativ se finalja Atalanta-Lazio e vitit 2019.
Në historinë e viteve të fundit, vetëm tri finale të tjera nuk kanë arritur të kalojnë shifrën e 7 milionë shikuesve: derbi i Romës në vitin 2013, Milan-Bologna në vitin 2025 dhe Fiorentina-Inter në vitin 2023.
Megjithatë, të gjitha këto ndeshje kishin një audiencë më të lartë se finalja e këtij sezoni.
Pavarësisht atmosferës së zjarrtë në stadium dhe suksesit financiar nga shitja e biletave, shifrat televizive kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi interesimin e tifozëve për Kupën e Italisë në vitet e fundit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: