Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

E bujshme/ Lyoni rrezikon përjashtimin nga Champions League

E bujshme/ Lyoni rrezikon përjashtimin nga Champions League

13:59, 14/05/2026

Lyon mund të përballet me një goditje të rëndë, pasi rrezikon seriozisht të përjashtohet nga Champions League për sezonin e ardhshëm për shkak të problemeve financiare dhe mosrespektimit të marrëveshjeve me UEFA-n.

Gjiganti francez aktualisht renditet në vendin e katërt në Ligue 1 dhe është në garë të fortë për një biletë në Champions, por situata jashtë fushës mund të shkatërrojë gjithçka.

Sipas raportimeve, UEFA ka dyshime se klubi nuk ka përmbushur kushtet e vendosura nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), pas sanksioneve të dhëna në verën e vitit 2025.

Në atë periudhë, Lyoni, së bashku me Chelsean dhe Aston Villën, u penalizuan për shkelje të rregullave të qëndrueshmërisë financiare.

Klubit francez iu kërkua që pronarët të investonin 60 milionë euro dhe kjo shumë të kthehej në kapital deri më 15 tetor.

Megjithatë, sipas raportimeve të “The Telegraph”, Lyoni nuk e ka përmbushur këtë detyrim, çka mund të sjellë pasoja dramatike.

UEFA zakonisht shmang përjashtimet nga garat europiane, por në këtë rast situata konsiderohet serioze.

Problemet financiare të klubit janë bërë edhe më të dukshme pasi Lyoni raportoi humbje prej 186 milionë eurosh gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025.

Klubi ishte rrëzuar fillimisht edhe në Ligue 2 për shkak të krizës ekonomike, megjithëse vendimi u anulua më pas në Apel.

Tani gjithçka mund të vendoset në ditët e ardhshme, ndërsa Lyoni lufton njëkohësisht për mbijetesë financiare dhe për të mbetur pjesë e elitës europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco