Tolerime apo trukime në Superiore? Fundi i kampionatit me rezultate siç priteshin jashtë fushe

Tolerime apo trukime në Superiore? Fundi i kampionatit me rezultate siç priteshin jashtë fushe

20:49, 06/05/2026

Kategoria Superiore ka hyrë në një nga momentet më të diskutueshme të sezonit, pas një serie rezultatesh që kanë ndezur debat në opinionin sportiv për mënyrën si u zhvilluan ndeshjet e mbijetesës lidhur me rezultatet.

Në disa përballje të javëve të fundit, skuadrat që luftojnë për qëndrimin në kategori arritën fitore të njëpasnjëshme ndaj kundërshtarëve më të fortë ose pretendentë, me rezultate si Vora 4-2 AF Elbasani, Bylis 2-0 Vllaznia, Flamurtari 4-1 Partizani apo edhe të tjera siç mund t’i shihni më poshtë.

Image

Image

Ajo që ka ngritur më shumë dyshime është fakti se këto rezultate kanë qenë të parashikuara nga kuotat e kompanive të basteve para ndeshjeve, duke krijuar perceptimin e një përputhjeje të pazakontë mes parashikimeve jashtë fushe dhe atyre që u regjistruan brenda saj.

Kjo ka hapur diskutime mbi mundësinë e “tolerimeve” apo edhe skenarëve të paracaktuar, sidomos në një fazë ku mbijetesa dhe renditja kanë peshë të madhe financiare dhe sportive.

Image

Ajo që mbetet e qartë është se fundi i kampionatit po zhvillohet nën një vëmendje të shtuar, ku çdo rezultat po analizohet më shumë se zakonisht dhe çdo ndeshje po ngre pyetje për mënyrën se si po vendoset gara në fushë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco