Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

VIDEO/ Neymar kërkoi falje publike, përqafim me Robinho Jr pas golit në ‘Copa Sudamericana’

VIDEO/ Neymar kërkoi falje publike, përqafim me Robinho Jr pas golit në ‘Copa Sudamericana’

10:43, 06/05/2026

Neymar ka kërkuar falje publike ndaj shokut të skuadrës, Robinho Jr, pas një incidenti të ndodhur në stërvitje që kishte shkaktuar tension brenda klubit të Santosit.

Ngjarja kishte ndodhur gjatë stërvitjes të së dielës, ku mes dy lojtarëve kishte pasur një përplasje, me Robinho Jr që kishte pretenduar se ishte goditur. Incidenti kishte hapur edhe një proces të brendshëm disiplinor në klub.

Pas barazimit 1-1 të Santosit ndaj Recoleta në ndeshjen e Copa Sudamericana, Neymar vendosi të sqarojë situatën publikisht.

“Janë gjëra të futbollit, duhej të mbeteshin mes nesh. Kishte një keqkuptim në stërvitje dhe reagova më shumë seç duhej, por menjëherë më pas kërkova falje dhe u sqaruam në dhomat e zhveshjes,” deklaroi Neymar për ESPN.

Në ndeshjen e së martës, pajtimi u pa edhe në fushë. Neymar shënoi golin e Santosit në minutën e 41-të dhe më pas festoi duke përqafuar Robinho Jr, një gjest që u interpretua si mbyllje e konfliktit mes tyre.

Megjithatë, Recoleta barazoi në fund të ndeshjes me golin e Galeanos në minutën e 86-të, duke i ndarë pikët në një sfidë të luftuar në Paraguaj.

Rasti mes dy lojtarëve u mbyll brenda skuadrës, ndërsa momenti i festimit të përbashkët u pa si një shenjë pajtimi dhe uniteti në kampin brazilian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco