Pas një ndeshjeje të mbushur me tension dhe sakrifica për 90 minuta, shpërblimi erdhi në fund: kualifikimi në finale, një arritje që mungonte prej dy dekadash. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e përshkroi këtë sukses si fryt i një rruge të jashtëzakonshme dhe një pune të palodhur nga e gjithë skuadra.
“Ka qenë një rrugëtim i pabesueshëm. Jam shumë i lumtur për lojtarët tanë dhe për tifozët, të cilët e kanë merituar këtë moment. Është hera e dytë në historinë e klubit që arrijmë në finalen e UEFA Champions League”, u shpreh ai pas ndeshjes ndaj Atlético Madridi.
I pyetur për rolin e Declan Rice në finale, Arteta u tregua i rezervuar: “Ende nuk e di. Fillimisht duhet të shohim se kush do të jetë kundërshtari ynë. Zgjedhjet nuk janë të lehta, kam provuar shumë variante taktike”.
Tekniku spanjoll theksoi gjithashtu se skuadra e tij ka qenë shumë pranë dështimit total gjatë sezonit, por besimi nuk ka munguar asnjëherë. “Ishim shumë afër rrezikut për të mos fituar asgjë. Megjithatë, unë u besoj plotësisht lojtarëve të mi. Rezultatet shpesh varen nga detaje që nuk mund të kontrollohen, por kjo skuadër do të luftojë gjithmonë dhe do të japë maksimumin në çdo ndeshje”, përfundoi Arteta.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: