Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për femra, mposht në finale Partizanin

21:37, 05/05/2026

Skuadra e Flamurtari është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për femra, pasi mposhti Partizanin në përballjen e tretë finale (3-0).

Vlonjatet dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke mos lënë asnjë moment dyshimi për fituesin dhe duke treguar superioritet të plotë në parket.

Skuadra e drejtuar nga Elona Hasanaj nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, duke dominuar totalisht në finalen e tretë, të cilën e arriti me shifrat 76-55 (17-6, 22-23, 18-9, 19-17). Amerikanet Madison Cluse me 10 pikë e 15 kërcime, Adia Brisker me 19 pikë dhe Phoenix Gedeon me 14 pikë e 8 kërcime udhëhoqën vlonjatet në finalen e tretë.

Flamurtari e mbyll kështu sezonin 2025-2026 pa asnjë humbje dhe me tripletë trofesh, pasi më parë vlonjatet kishin fituar si Superkupën, gjithashtu edhe Kupën e Shqipërisë.

Me këtë triumf, Flamurtari ngjitet në majën e basketbollit shqiptar për herë të 27-të në histori, duke konfirmuar edhe një herë traditën dhe forcën e tij në këtë sport.

Ky është titulli i 18-të kampion në 21 edicionet e fundit për Flamurtarin, statistikë që tregon dominimin e jashtëzakonshëm të skuadrës bregdetare në basketbollin shqiptar pas viteve 2000.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco