Skandal në Serie A, hetim për festa luksoze me eskorta në Milano, përfshihen edhe futbollistë

Skandal në Serie A, hetim për festa luksoze me eskorta në Milano, përfshihen edhe futbollistë

14:02, 20/04/2026

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Milanos ka tronditur futbollin italian, pasi në qendër të tij ndodhet një rrjet i dyshuar për organizimin e festave luksoze me eskorta, ku sipas mediave përfshihen edhe disa lojtarë të Serie A.

Sipas hetimeve, një kompani me bazë në Cinisello Balsamo organizonte evente ekskluzive për klientë të pasur, ku ofrohej një paketë e plotë që përfshinte dalje në lokale nate, akomodim në hotel dhe shoqërim me vajza, me kosto që arrinte në mijëra euro për një mbrëmje.

Autoritetet italiane kanë firmosur katër masa arresti shtëpiak ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet, ndërsa akuzat kryesore lidhen me favorizimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe pastrim parash.

Hetimet e zhvilluara nga Guardia di Finanza kanë zbuluar se aktiviteti zhvillohej nën mbulimin e një kompanie eventesh, e cila në realitet kishte ndërtuar një rrjet për rekrutimin e femrave, përfshirë edhe eskorta profesioniste, që merrnin pjesë në këto mbrëmje private me klientë të pasur, mes tyre sipërmarrës dhe futbollistë të nivelit të lartë.

Gjithashtu, autoritetet kanë evidentuar se të ardhurat e personave të përfshirë ishin të pajustifikuara në raport me deklarimet zyrtare, duke ngritur dyshime të forta për aktivitete të paligjshme dhe riciklim të parave.

Hetimi është ende në zhvillim dhe pritet të zbardhë më shumë detaje mbi përmasat e këtij skandali, i cili mund të ketë pasoja të rënda për personat e inkriminuar, përfshirë edhe figura të njohura të futbollit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco